Shëndet

Mësoni më shumi rreth një stili të jetesës ku kujdeseni për trupin tuaj dhe qëndroni të shëndetshëm.

Profesionistë

Stafi ynë i profesionistëve është gjithmonë gati t’ju këshillojë dhe udhëzojë drejt shëndetit të mirë.

Eventet

Promovimin e stilit të shëndetshëm të jetesës e realizojmë nëpërmjet eventeve dhe projekteve të ndryshme.

Na njihni më shumë

Shoqata “Albanian Lifestyle Medicine Association” (ALMA) është një organizim kolektiv jo i politizuar, mbrojtëse e parimit të barazisë, mosdiskriminimit dhe të drejtave të njëriut dhe lirive themelore në tërësi.

25 vite

Aktivitet

25.000

Pjesëmarrës në eventet tona

212 Profesionistë

në shërbimin tuaj

35 degë

në të gjithë botën

Çfarë është Lifestyle Medicine?

Lifestyle Medicine është përcaktuar si një fushë ndërdisiplinore e mjekësisë, shkencave psiko-sociale, shëndetit publik dhe biologjisë. Parimet themelore përfshijnë strategjitë primare të parandalimit që përqendrohen në zakonet e jetesës, dhe në trajtimin e shkakut themelor dhe fiziopatologjisë të përbashkët me sëmundjet që lidhen me Stilin e Jetës (p.sh. niveli i inflamacionit sistemik).

Artikuj

Lexo më shumë rreth shëndetit të mirë dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.

Eventet

Eventet tona janë një nga mënyrat tona të promovimit të jetesës së shëndetshme.

Projekte

Me anë të projekteve tona ne sensibilizojmë dhe promovojmë të jetuarit shëndetshëm.

Hipokrati mund të konsiderohet babai i Lifestyle Medicine, pasi ka identifikuar 2500 vjet më parë potencialin e madh të Stilit të Jetës si ilaç, duke dëshmuar kështu mençurinë dhe largpamësinë e tij.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) më shumë se 70% e sëmundjeve në mbarë botën (sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, lloje të caktuara të kancerit, hipertensionit dhe obeziteti) është shkaktuar nga faktorët e jetesës (dieta e sëmurë, mungesa e aktivitetit fizik dhe stresi kronik psikologjik). Shkaqet e para të vdekshmërisë në botë përfaqësohen nga sëmundjet e Jetës. Tani ka prova të forta shkencore që faktorët e jetesës kanë një ndikim të thellë në patogjenezën e këtyre sëmundjeve.

Lifestyle Medicine shpesh përshkruhet përveç terapi të drogës dhe forma të tjera të terapisë.

Lifestyle Medicine përfshin këshillimin, shqyrtimin dhe aplikacionet klinike të ndryshimeve të jetesës.

Sëmundjet e mëposhtme janë definuar si Sëmundjet e Jetës:
mbipeshë, sindroma Metabolike, diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, ishemi, infarkt miokardi, hipertension, kancer (veçanërisht disa lloje të kancerit si kanceri i zorrës së trashë), sëmundje neurodegjenerative, depresion.

Misioni Ynë

Shoqata “Albanian Lifestyle Medicine Association” (ALMA) është një organizim kolektiv jo i politizuar, mbrojtëse e parimit të barazisë, mosdiskriminimit dhe të drejtave të njëriut dhe lirive themelore në tërësi.

Shoqata synon të promovojë dhe të përhapë kulturën e stilit korrekt të të jetuarit sikurse parashikohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nocioni “shëndet”.

Shoqata ka si qëllim të themelojë shtigje kulturore për të zhvilluar te çdo person ndërgjegjjen për të jetuar harmonikisht, në tre dimensione thelbësore për njeriun: fizik, mendor, ndërgjegjje.

Për arritjen e këtij qëllimi, shoqata propozon:

  • Të promovojë vetëdijen, shëndetin, parandalimin dhe zhvillimin harmonik të njeriut duke vepruar në respektim të të gjitha qënieve të gjalla ose ligjeve të Natyrës;
  • Të favorizojë përmirësimin e kushteve të jetesës së qënies njerëzore dhe maturimin e njeriut si në aspektin praktik, teknik, si edhe atë te formimit, studimit dhe kërkimit;
  • Të kontribuojë në zhvillimin kulturor ose shoqëror të qytetarëve si edhe në përhapjen sa më të gjërë të vetëdijes shoqërore në mësimin e etikës, të përgjegjësisë dhe të solidaritetit në marrëdhëniet njerëzore dhe atyre ndërmjet popujve;
  • Të promovojë dhe përhapë kulturën e të ushqyerit në mënyrë korrekte nëpëmjet trajnimeve, aktiviteteve informuese, edukative dhe të kërkimit, nëpërmjet organizimit të kurseve ose seminareve për ushqyerjen.
  • Të organizojë aktivitete (kurse, seminare, konferenca) për zhvilllimin e ndërgjegjësimit ekologjik më të gjërë tek qytetarët, nëpërmjet promovimit të të gjitha disiplinave të pajtueshme ekologjikisht: agrikulturën biologjike dhe biodinamike, bio-arkitekturën, ekologjinë e mjedisit, etc;
  • Të promovojë organizimin e aktiviteteve motorike dhe psikomotorike për të përmirësuar zhvillimin psiko-fizik të individit;
  • Të organizojë dhe promovojë momente rigrupimi midis anëtarëve me qëllim implementimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve njerëzore ndërmjet tyre.

ARTIKUJT ME TE FUNDIT

Shkaktarët e kancerit?! Mënyra e jetesês

Shkaktaret e kancerit?! - Mënyra e jetesës Pavarësisht kërkimeve, ende sot shkaktari kryesor i kancerit nuk është zbuluar, por studimet shkencore dhe mjekësore tregojnë se mënyra e jetesës është një nga shkaqet që ndikon më…

PARANDALIMI I SEMUNDJEVE DHE USHQYERJA E SHENDETSHME

Parandalimi i semundjeve dhe ushqyerja e shendetshme (menyra e të ushqyerit) janë të lidhura ngushtë ndërmjetë tyre. Ushqimi është komponenti kryesor mjedisor me të cilin organizmi ynë ndërvepron për kohëzgjatjen e jetës së tij.…

Humbja e peshës gjatë një diete nuk eshte njesoj tek te gjithe

Humbja e peshës gjatë një diete nuk vjen njesoj për çdo person. Disa humbin peshë më shpejtë, disa të tjerë më pak, për shkak jo vetëm të zakoneve të tyrë ushqimore, por kryesisht për shkak të ndryshimeve të tyre fiziologjike…

CORSO DI PERFEZIONAMENTO "LIFESTYLE MEDICINE OVER 60"

Lifestyle Medicine can make a huge difference caring people with NCDs, at first because Lifestyle Medicine change the perspective to practice Medicine in ourselves.

Ushqyerja korrekte

Ushqyerja korrekte ka një numër të shumëfishtë të efekteve pozitive në shëndetin tonë të përgjithshëm. Secili proces që zë vend në organizmin tonë shfrytëzon energji. Kjo energji sigurohet nga ushqimi të cilin ne e konsumojmë…

Programet ushtrimore me pesha ndihmojnë në mbajtjen e masës muskulare në të rriturit mbipeshë

Kardio shpesh konsiderohet si program i zgjedhur për humbjen e peshës, por të rriturit mund të përfitojnë edhe nga trajnimi me pesha gjithashtu, pasi ndihmon në ruajtjen e masës muskulare më shumë se stërvitjet aerobike. Një studim…

PROJEKTE

Lifestyle Magazine Nr 3

Lifestyle magazine 3

Lifestyle medicine Malnutrition UET

                   

Çfarë është Lifestyle Medicine ?

Shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe shpenzimeve të kujdesit shëndetësor në mbarë botën janë sëmundjet kronike, që rezultojnë nga stili i jetesës dhe faktorët e mjedisit. Barra ekonomike e zgjedhjes së varfër së stilit të…

Çfarë është ushqyerja?

Ushqyerja është marrja e ushqimit, që konsiderohet në lidhje me nevojat dietike të trupit. Ushqyerja e mirë - një dietë adekuate, e ekuilibruar e kombinuar me aktivitet fizik të rregullt - është një gur themeli për shëndetin e…

EVENTE

CORSO DI PERFEZIONAMENTO "LIFESTYLE MEDICINE OVER 60"

Lifestyle Medicine can make a huge difference caring people with NCDs, at first because Lifestyle Medicine change the perspective to practice Medicine in ourselves.

KONGRESET E LM