Dr. Hans Diehl si një hulumtues i “Institutit Kombëtar të Shëndetësisë” studioi epidemiologjinë kardiovaskulare në Universitetin “Loma Linda”. Hans Diehl, Dr.H.Sc., MPH, vlerësoi ndikimin e “Qendrës së jetëgjatësisë Pritikin”, ku drejtoi hulumtimin dhe departamentin e edukimit shëndetësor. Ai është gjithashtu drejtor klinik i “Institutit të Lifestyle Medicine” me seli në Loma Linda, Kaliforni.
Si nxënës mjekësie pas doktoraturës në “Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Kalifornisë” në Los Anxhelos, ai kontribuoi në ngritjen e Qendrës UCLA për përmirësimin e shëndetit. Ai ka një doktoraturë në shkencat shëndetësore me theks në “Lifestyle Medicine” dhe një diplomë master në ushqyerjen e shëndetit publik nga “Universiteti Loma Linda”. 
Dr. Diehl është një folës i klasit botëror. Mesazhi i tij është se njerëzit nuk duhet të vdesin nga sëmundjet perëndimore. Projekti i përmirësimit të shëndetit koronar (CHIP) është kryer në disa shtete që ndikojnë në qytete të tëra, që “jetojnë” ose nëpërmjet një videoje të sofistikuar me trajnues të çertifikuar CHIP. Më shumë se 40,000 të diplomuar kanë mësuar se si mund t’i devijojnë/kthejnë proceset e sëmundjes që gjenden përreth. Rezultatet klinike të CHIP janë botuar në më shumë se 20 revista mjekësore të shqyrtuara.