Parandalimi i semundjeve dhe ushqyerja e shendetshme (menyra e të ushqyerit) janë të lidhura ngushtë ndërmjetë tyre. Ushqimi është komponenti kryesor mjedisor me të cilin organizmi ynë ndërvepron për kohëzgjatjen e jetës së tij. Prandaj është evidente rëndësia e ushqyerjes së duhur në parandalimin e shumë patologjive si dhe në aftësinë e trupit për të qëndruar i shëndetshëm për sa më shumë kohë të jetë e mundur

Mënyrat në të cilat ushqimi, në veçanti ushqime të caktuara, ndërveprojnë me trupin tonë, varen shumë nga karakteristikat e tij gjenetike. Ne jemi produkt i ndërveprimit mes komponentes gjenetike të trashëguar nga prindërit tanë dhe mjedisit në të cilin jetojmë, duke përfshirë ushqimin që marrim.

Njohja e karakteristikave tona gjenetike na lejon që të zgjedhim ushqimin më në përputhje me nevojat e vërteta të organizmit , duke arritur të kompensojë mangësitë e vogla metabolike ose të shmangim keqësimin, me zgjedhje të gabuara, të disa aspekteve tashmë kritike të fiziologjisë së trupit tonë .

Kardio shpesh konsiderohet si program i zgjedhur për humbjen e peshës, por të rriturit mund të përfitojnë edhe nga trajnimi me pesha gjithashtu, pasi ndihmon në ruajtjen e masës muskulare më shumë se stërvitjet aerobike.

Një studim i botuar në internet më 30 tetor 2017, nga revista Obesity ndau 249 të rritur mbipeshë ose obezë të grupmoshës 60 vjecare në tre grupe. Njëri prej grupeve ndoqi një dietë restriktive me 1.200 deri në 1.800 kalori në ditë. Grupi tjetër ndoqi dietën e mësipërme si dhe programin ushtrimor me pesha (katër seanca 45-minutëshe në javë, duke synuar grupet e muskujve të mëdha). Grupi i tretë ndoqi dietën plus një program kardio (45 minuta, katër ditë në javë, me një nivel të moderuar të intensitetit).

Gjatë 18 muajve, njerëzit në të dy grupet e trajnimit me pesha dhe kardio humbën mesatarisht 8 kg, ndërsa individët që kishin vetëm dietën humbën rreth 4 kg . Pjesëmarrësit në dy grupet që ndoqen edhe ushtrimet fizike humbën më shumë yndyrë, por humbën edhe më shumë masë muskulore sesa ato që ndoqën vetëm dietën për humbje peshe. Nëse do të krahasonim programin kardio me programin e ushtrimeve me pesha , trajnimi me pesha ruajti më shumë masë muskulare .

Hulumtuesit vlerësuan gjithashtu forcën e muskujve në këmbë, të cilat u përmirësuan si në programin ku përfsihet ecja po ashtu edhe trajnimin e peshës. Trajnim i peshës shtuar në përpjekjet për humbjen në peshe, sidomos kur kombinohet me stërvitje modeste aerobike, ofron mënyrën më të mirë për të maksimizuar përfitimet e mundshme shëndetësore.

Metabolizmi është tërësia e proceseve kimike dhe fizike me të cilat ushqimi tretet nga trupi dhe konvertohet në nxehtësi (e cila shërben për të ruajtur temperaturën e duhur të trupit), në energji mekanike që lëviz muskujt. Metabolizmi bazal është sasia minimale e energjisë që shpenzon trupi për të mbajtur gjallë proceset vitale të trupit, p.sh.: frymëmarrja, qarkullimi i gjakut, tretja etj.Metabolizmi themelor përfaqëson kaloritë e nevojshme të trupit për të ruajtur funksionet jetike dhe kjo përbën rreth 67-70% të konsumit të përditshëm të energjisë.


Çfarë ndikon në metabolizëm?


Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në metabolizmin e një personi:


• Mosha


Është sigurisht faktori më i rëndësishëm. Gjatë viteve metabolizmi bazak reduktohet. Ai arrin pikën maksimale tek fëmijët e porsalindur dhe ulet ngadalë, stabilizohet gjatë moshës madhore dhe bie më shumë në moshën e vjetër.


• Funksioni i tiroides


Funksioni i tiroides ndikon në proceset metabolike. Tiroidja në të vërtetë është rregullatori i metabolizmit, ndaj nëse tiroidja prodhon pak hormone, metabolizmi ngadalësohet.


• Konsumimi i ushqimit


Në mënyrë të veçantë, tretja e proteinave kërkon sasi më të mëdha energjie sesa karbohidratet dhe yndyrnat.
Për të rritur metabolizmin, aktivitetet fizike janë një faktor mjaft i rëndësishëm. Ky faktor ndryshon në varësi të aktiviteteve të kryera në ditë nga një person. Në të gjitha programet ditore që kryeni, përpiquni që të bëni një aktivitet të rregullt fizik duke e kombinuar me një dietë të shëndetshme në mënyrë që të zvogëloni numrin e kalorive të marra dhe të mos ju ulet metabolizmi.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply