Shpesh kardio konsiderohet si program i zgjedhur për humbjen e peshës, por të rriturit mund të përfitojnë edhe nga trajnimi me pesha gjithashtu, pasi ndihmon në ruajtjen e masës muskulare më shumë se stërvitjet aerobike.
 
Një studim i botuar në internet më 30 tetor 2017, nga revista Obesity ndau 249 të rritur mbipeshë ose obezë të grupmoshës 60 vjecare në tre grupe. Njëri prej grupeve ndoqi një dietë restriktive me 1.200 deri në 1.800 kalori në ditë. Grupi tjetër ndoqi dietën e mësipërme si dhe programin ushtrimor me pesha (katër seanca 45-minutëshe në javë, duke synuar grupet e muskujve të mëdha). Grupi i tretë ndoqi dietën plus një program kardio (45 minuta, katër ditë në javë, me një nivel të moderuar të intensitetit).
 
Gjatë 18 muajve, njerëzit në të dy grupet e trajnimit me pesha dhe kardio humbën mesatarisht 8 kg, ndërsa individët që kishin vetëm dietën humbën rreth 4 kg . Pjesëmarrësit në dy grupet që ndoqen edhe ushtrimet fizike humbën më shumë yndyrë, por humbën edhe më shumë masë muskulore sesa ato që ndoqën vetëm dietën për humbje peshe. Nëse do të krahasonim programin kardio me programin e ushtrimeve me pesha , trajnimi me pesha ruajti më shumë masë muskulare .
Hulumtuesit vlerësuan gjithashtu forcën e muskujve në këmbë, të cilat u përmirësuan si në programin ku përfsihet ecja po ashtu edhe trajnimin e peshës. Trajnim i peshës shtuar në përpjekjet për humbjen në peshe, sidomos kur kombinohet me stërvitje modeste aerobike, ofron mënyrën më të mirë për të maksimizuar përfitimet e mundshme shëndetësore.
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply