Çfarë është Lifestyle Medicine?

Lifestyle Medicine është përcaktuar si një fushë ndërdisiplinore e mjekësisë, shkencave psiko-sociale, shëndetit publik dhe biologjisë. Parimet themelore përfshijnë strategjitë primare të parandalimit që përqendrohen në zakonet e jetesës, dhe në trajtimin e shkakut themelor dhe fiziopatologjisë të përbashkët me sëmundjet që lidhen me Stilin e Jetës (p.sh. niveli i inflamacionit sistemik).

Artikuj

Lexo më shumë rreth shëndetit të mirë dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.

Eventet

Eventet tona janë një nga mënyrat tona të promovimit të jetesës së shëndetshme.

Projekte

Me anë të projekteve tona ne sensibilizojmë dhe promovojmë të jetuarit shëndetshëm.

Hipokrati mund të konsiderohet babai i Lifestyle Medicine, pasi ka identifikuar 2500 vjet më parë potencialin e madh të Stilit të Jetës si ilaç, duke dëshmuar kështu mençurinë dhe largpamësinë e tij.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) më shumë se 70% e sëmundjeve në mbarë botën (sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, lloje të caktuara të kancerit, hipertensionit dhe obeziteti) është shkaktuar nga faktorët e jetesës (dieta e sëmurë, mungesa e aktivitetit fizik dhe stresi kronik psikologjik). Shkaqet e para të vdekshmërisë në botë përfaqësohen nga sëmundjet e Jetës. Tani ka prova të forta shkencore që faktorët e jetesës kanë një ndikim të thellë në patogjenezën e këtyre sëmundjeve.

Lifestyle Medicine shpesh përshkruhet përveç terapi të drogës dhe forma të tjera të terapisë.

Lifestyle Medicine përfshin këshillimin, shqyrtimin dhe aplikacionet klinike të ndryshimeve të jetesës.

Sëmundjet e mëposhtme janë definuar si Sëmundjet e Jetës:
mbipeshë, sindroma Metabolike, diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, ishemi, infarkt miokardi, hipertension, kancer (veçanërisht disa lloje të kancerit si kanceri i zorrës së trashë), sëmundje neurodegjenerative, depresion.

Misioni Ynë

Shoqata “Albanian Lifestyle Medicine Association” (ALMA) është një organizim kolektiv jo i politizuar, mbrojtëse e parimit të barazisë, mosdiskriminimit dhe të drejtave të njëriut dhe lirive themelore në tërësi.

Shoqata synon të promovojë dhe të përhapë kulturën e stilit korrekt të të jetuarit sikurse parashikohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nocioni “shëndet”.

Shoqata ka si qëllim të themelojë shtigje kulturore për të zhvilluar te çdo person ndërgjegjjen për të jetuar harmonikisht, në tre dimensione thelbësore për njeriun: fizik, mendor, ndërgjegjje.

Për arritjen e këtij qëllimi, shoqata propozon:

  • Të promovojë vetëdijen, shëndetin, parandalimin dhe zhvillimin harmonik të njeriut duke vepruar në respektim të të gjitha qënieve të gjalla ose ligjeve të Natyrës;
  • Të favorizojë përmirësimin e kushteve të jetesës së qënies njerëzore dhe maturimin e njeriut si në aspektin praktik, teknik, si edhe atë te formimit, studimit dhe kërkimit;
  • Të kontribuojë në zhvillimin kulturor ose shoqëror të qytetarëve si edhe në përhapjen sa më të gjërë të vetëdijes shoqërore në mësimin e etikës, të përgjegjësisë dhe të solidaritetit në marrëdhëniet njerëzore dhe atyre ndërmjet popujve;
  • Të promovojë dhe përhapë kulturën e të ushqyerit në mënyrë korrekte nëpëmjet trajnimeve, aktiviteteve informuese, edukative dhe të kërkimit, nëpërmjet organizimit të kurseve ose seminareve për ushqyerjen.
  • Të organizojë aktivitete (kurse, seminare, konferenca) për zhvilllimin e ndërgjegjësimit ekologjik më të gjërë tek qytetarët, nëpërmjet promovimit të të gjitha disiplinave të pajtueshme ekologjikisht: agrikulturën biologjike dhe biodinamike, bio-arkitekturën, ekologjinë e mjedisit, etc;
  • Të promovojë organizimin e aktiviteteve motorike dhe psikomotorike për të përmirësuar zhvillimin psiko-fizik të individit;
  • Të organizojë dhe promovojë momente rigrupimi midis anëtarëve me qëllim implementimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve njerëzore ndërmjet tyre.