Ushqimet dhe nutrientët na mbrojnë kundrejt zhvillimit të alergjisë. Bioflavonoidet, një klasë antioksidantësh e gjendur në perime, fruta, cajëra, barna dhe erëza, parandalojnë aktivitetin e tepër të enzimës NOX, që kontribuon në dëmtimin e traktit respirator në njerëzit me astmë dhe rinitis. Konsumi i lartë dietetik i bioflavonoideve ul incidencën e alergjive dhe astmës.

 

Në një studim, shkencëtarët austrialianë kishin të rritur me astmë që ndiqnin dy dieta e asgjë më shumë. Dieta e pasur në antioksidantë përmbante 5 porcione perime dhe 2 porcione fruta në ditë, dhe dieta që përmbante sasi të ulëta antioksidantësh kishte vetëm 2 porcione perime dhe 1 porcion fruta në ditë. Pas dy javësh, njerëzit që konsumonin dietë me sasi të lartë antioksidantësh tregonin funksionim më të mirë të mushkërive në testet e frymëmarrjes sesa njerëzit që konsumuan dietë të pakët me antioksidantë.

Nutrientë të tjerë që parandalojnë zhvillimin e energjisë janë:

Vitamina D
Nivelet e ulëta kontribuojnë në alergjinë në përgjithësi, në zhvillimin e alergjisë rhinitis dhe shfaqjes apo se sa e rëndë është gjendja. Rrezet e diellit dhe vaji i peshkut janë burime të mira.

Zink
Një mineral që shpesh është i ulët te njerëzit me astmë apo ekzemë. Farat e kungullit, e verdha e vezës, gocat e detit, mishi i lopës dhe mishi i errët i shpendëve janë burimet më të pasura.

Seleni
Një mineral antioksidues që shpesh është i ulët në njerëzit me astmë. Megjithatë shumë Amerikanë e marrin selenin nga drithërat, arrat e Brazilit dhe ushqimi i detit, që janë burimet më të besueshme.

Magnez
Konsumi i ulët është i lidhur me rritjen e rrezikut për astmë apo për ndjeshmërinë e plotë alergjike. Burimet më të mira dietike përfshijnë: fasulet në formë veshke, fasulet navy, sojë, fasule jeshile, spinaq, bizele, lakra Sëiss, brokoli, kale, bajame, arra shqeme dhe lajthi.

Vitamina E (si alfa-tokoferol)
Marrja e reduktuar e vitaminës E është e lidhur me ndjeshmërinë alergjike dhe astmën. Farat dhe arrat janë burimet më të mira dietike.

Vitamina C
Marrja e lartë lidhet me rrezikun e reduktuar të astmës te fëmijët, dhe marrja e reduktuar nga ushqimet ose nivele më të ulëta në gjak janë secila e lidhur me astmën te të rriturit.

Yndyrnat omega-3
Nivelet e larta të marrjes së omega-3, lidhen me reduktimin e rrezikut për shfaqjen e astmës në të rinjtë e rritur.

Ushqimi si nxitës për alergjinë sezonale
Në kontrast me efektin mbrojtës të nutrientëve, disa ushqime mund të rrisin simptomat e alergjive sezonale duke reaguar në mënyrë të tërthortë me alergjenet ajrore. Ndër-reaktivizmi ndodh kur proteina në një ushqim është e ngjashme me proteinën e gjetur në një polen të caktuar dhe acaron simptomat gjatë sezonit të alergjisë. Ky efekt është dokumentuar më së shumti për polenin e thuprave.

Studiuesit në Europën Veriore, ku ka shumë pemë thuprash, kanë zbuluar se të paktën rreth ¾ e njerëzve me alergji poleni të thuprave janë alergjikë ndaj bimëve që përmbajnë protein të ngjashme me alergjenët kryesorë të polenit të thuprave, që quhen “Bet v 1” dhe “Bet v 6”. Në “Germany’s Paul Ehrlich Institute”, rreth 70% e pacientëve alergjikë ndaj polenit të thuprave përjetojnë simptoma kur ekspozohen ndaj ushqimeve me polen të thuprave, të cilat përfshijnë mollë, selino, karrota, lajthi, sojë, pjeshka dhe fruta të tjera, portokalle, fruta “lychee”, luleshtrydhe, hurma dhe kunguj të njomë.
Polifonikët dhe poleni i “barit”, në kontrast , përmbajnë proteina të quajtura pan-alergjenë, që ndër-reagojnë me pan-alergjenët në ushqim. Pan-alergjenët janë shkaktarët alergjikë për rreth një të tretën e të gjitha alergjive të polenit dhe kanë të ngjarë të jenë nxitës nëse një person me alergji poleni është gjithashtu alergjik ndaj melonit, shalqirit, bananeve, agrumeve, domateve ose latex.

Pan-alergjenët gjithashtu mund të provokojnë simptoma jashtë traktit respirator, duke përfshirë diarre, dhimbje barku, anafilaksi dhe kruajtje ose ënjtje të fytit ose buzëve. Kjo quhet sindroma e alergjisë orale. Ndonjëherë pan-alergjenët kërkojnë një faktor shtesë si stërvitja ose përdorimi i qetësuesve (aspirina, ibuprofeni ose naproxeni) për të provokuar simptoma. Edhe pse alergjenët ushqimorë të lidhur me polenin shpesh shkatërrohen nga gatimi, studimet e fundit kanë treguar që lajthitë dhe selinotë mund të provokojnë simptoma edhe pasi janë gatuar.

-Maja dhe myku në ushqime
Njerëzit që janë alergjikë ndaj mykut shpesh shfaqin reaksione alergjike ndaj sfidës orale me ekstrakte të mykut ose maja. Burimet e zakonshme dietike përfshijnë bukë, krakers, birrë, verë, pije të tjera fermentuara, uthull, perime turshi, fruta të thata, djathë të vjetër, shumë salca komerciale dhe kërpudha. Konsumimi i tyre mund të përkeqësojë simptomat që lidhen me alergjinë ndaj mjedisit të mykut.