Ushqyerja korrekte

Ushqyerja korrekte ka një numër të shumëfishtë të efekteve pozitive në shëndetin tonë të përgjithshëm. Secili proces që zë vend në organizmin tonë shfrytëzon energji. Kjo energji sigurohet nga ushqimi të cilin ne e konsumojmë dhe nga vitaminat dhe mineralet të cilat ne i marrim.

1. Një ushqim i shëndetshëm do të përforcojë mjaft shumë imunitetin tone. Një imunitet i fortë do të zvogëlojë dukshëm gjasat për paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme.


2. Ushqimi i balancuar dhe përdorimi i shtesave të ushqimit do të na ndihmojë shumë të mbajmë peshën tonë ideale të trupit.


3. Një formulë e ushyeshmërisë korrekte do të reduktojë dhe parandalojë një numër të madh të sëmundjeve të zemrës.


4. Një ushqim i pasur do të na ndihmojë të kemi dhëmbë dhe kocka të shëndosha.


5. Për ta përmirësuar sistemin e tretjes ne kemi nevojë për ushqimet më të shëndetshme që ekzistojnë. Kjo për arsye se çdo ditë organizmi ynë i prodhon 10 litra lëngje digjestive, për ta kryer tretjen, prandaj ne kemi nevojë për ushqime, vitamina dhe enzime natyrale për ta mbështetur këtë proces tejet delikat.


6. Një ushqyeshmëri e rregullt do të na ndihmojë të mbajmë nivelin korrekt të sheqerit në gjak duke na dhënë energjinë e duhur gjatë gjithë ditës.


7. Një ushqim i pasur me antioksidantë do të ngadalësojë dukshëm procesin e plakjes duke na bërë të dukemi më të rinj dhe plot vitalitet. Kjo është ajo të cilën ne të gjithë e dëshirojmë, pa marrë parasysh moshën në të cilën jemi.

2019-02-03T17:25:33+00:00